Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjen Jashari për vdekjen e Prof. Dr. Mehdi Jashari. “Lajmi për vdekjen e Prof. Dr. Mehdi Jasharit, kontribuesit të jashtëzakonshëm të sportit, veçanërisht hendbollit, na pikëlloi të gjithëve, veçanërisht sportistët dhe sportdashësit e Ferizajt, qytetit ikonë të hendbollit. Në emër të institucionit të Komunës dhe gjithë qytetarëve ferizajas, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë të njohurve e miqve të të ndjerit. Vepra e profesorit Jashari ka lartësuar edukimin sportiv në nivel vendi e posaqërisht sportin ferizajas. I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Ngushëllime!” thuhet në telegramin ngushëllues.