Pas katër ndeshjeve hapëse të xhiros së shtatë që u zhvilluan dje, sot Liga e Parë sjellë edhe pesë përballje tjera. Tri takime do të luhen në kuadër të Grupit A. Dukagjini është nikoqir i skuadrës prizrenase, A&N, Trepca pret në Mitrovicë ekipin e Istogut, ndërsa Onixi sfidon Vushtrrinë në Brestovik. Ndërkohë, Grupi B do të sjellë dy ndeshje sot. Takimi më interesant do të luhet ndërmjet Ferizajt dhe Flamurtarit, ndërsa në anën tjetër Vitia është vendëse e Ramiz Sadikut. Ndeshja e mbetur e kësaj xhiroje ndërmjet Ulpianës dhe Dardanës, do të zhvillohet të hënën. Të gjitha takimet fillojnë prej orës 14:00. LIGA E PARË –  GRUPI A Dukagjini – A&N Trepça – Istogu Onix – Vushtrria GRUPI B Ferizaj – Flamurtari Vitia – Ramiz Sadiku.