Kërcënonte përmes telefonit babain e vajzën nga Ferizaji, arrestohet pas një viti i dyshuari
Redaksia
Ferizaj24
20 Janar 20212 min lexim77 vizita
Rreth një vit më parë ishte iniciuar rasti për kanosje në bazë të ankesës së viktimës, se kishte marrë kërcënime nga një numër telefoni, ndërsa policia e ka arrestuar të dyshuarin gjatë të martës.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia në Ferizaj.
“Më datë 14.02.2020,hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale –Ferizaj kanë inicuar rastin Kanosje në bazë të ankesës së viktimës , i cili me datën 03.02.2020 dhe 13.02.2020 radhazi ka marr mesazhe kërcënuese nga një numër që dyshohet se i përket shtetit të Maqedonisë , ku në të njejtat mesazhe është kanosur edhe babai i tij”, thuhet në komunikatë.
Tutje, policia njofton se pas një pune të gjatë operative dhe në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë Veriore , hetuesit kanë arritur ta sigurojnë dëshmi për përdoruesin e numrit të dyshuar dhe kanë identifikuar të dyshuarin, R.N. i cili ka shtetësi të dyfishtë të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore.
“Me 19.01.2021, i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Pas intervistimit të të dyshuarit me aktvendim të prokurorit te Prokurorisë Themelore- Ferizaj, i dyshuari është ndaluar në mbajtje deri ne 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.