KEDS largon lejlekët nga shtyllat elektrike në Kaçanik (VIDEO)
Redaksia
Ferizaj24
27 Qershor 20181 min lexim94 vizita
Lejlekët që për më shumë se 20 vjet qëndruan mbi një shtyllë elektrike në Kovaçec të Kaçanikut janë larguar nga KEDS.
Folenë e vjetër banorët thonë se e larguan punëtorët e korporatës për furnizim me rrymë, njofton Klan Kosova.
Lejlekët e vegjël, shpëtuan por jo disa zogj të tjerë që strehoheshin me ta, u lënduan keq.
Por, zëdhënësi i KEDS Viktor Buzhala thotë se punëtoret i kane trajtuar me përgjegjësinë më të lartë zogjtë e lejlekëve. Ai me disa fotografi, bëri me dije se për ta kanë ndërtuar edhe çerdhe të re në pullazin e një shtëpie në fshatin Rakaj.
Kronikë nga Enis Reçica.