Drejtpërdrejt nga Kosharja e Ferizajit Ekipet tona tashmë kanë filluar projektin investiv në këtë fshat të Ferizajit, i cili përfshinë rikonstruimin e rrjetit të tensionit të mesëm, të tensionit të ultë dhe vendosjen e transformatorit tërësisht të ri, i cili do të rrisë sigurinë dhe kualitetin e furnizimit. Investime të ngjashme parashihet të ketë edhe në shumë zona tjera të Ferizajit.