Gjërat po vijnë në binarë të klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampioni i pasluftës në Kosovë. Ndryshime të mëdha brenda klubit, që pritet nesër të bëhen edhe publike emrat e kryesisë, njofton një burim brendapërbrenda klubit. Raportohet se nesër do të emërohet kryetari i ri, drejtori i ri dhe me gjasë edhe trajneri i ri, për këtë të fundit ende nuk është vendosur. “Do të ketë ndryshime të mëdha dhe shumë pozitive, do ta kthejmë fytyrën e vërtetë të klubit, do të investojnë dhe do të luftojnë jo vetëm për trofe, por edhe të janë ekip e fortë për arenën ndërkombëtare. Do të ndërtohet një klub për shtigjet të gjata dhe do të jetë fuqi”, tha një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”.