Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Mirosalë në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. “Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi”, thuhet në raport. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.