Hapet parkingu nëntokësorë në Ferizaj Është lëshuar në shfrytëzim parkingu dykatësh nëntokësorë në qendër të qytetit të Ferizajt i cili u ndërtua paralel me projektin “Bashkimi i Qytetit” Ky parking posedon 184 vendparkingje dhe do të funksionoi 24 orë në ditë. Merret vesh se tarifa për një orë kushton 0.50 € Këtë parking e ka marrë në menaxhim Ndërmarrja Publike “Ambienti” e cila do të ofroj kujdes, sigurinë dhe mirëmbajtjen e këtij parkingu.