Hajnat filmohen duke vjedhur pako të cigareve në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
10 Shtator 20181 min lexim86 vizita
"Kallxo" ka siguruar disa video në të cilat shihen dy persona duke thyer derën e një lokali në Ferizaj.
Pronari i lokalit tha për kallxo.com se lokali i tij është thyer me 1 shtator rreth orës 3:30.
Sipas pronarit, hajnat në lokalin e tij kanë vjedhur vetëm pako të cigareve. Në video shihen personat duke thyer derën e lokalit dhe duke vjedhur pakot me cigare të cilat gjenden në lokal.
Pamjet janë të filmuara nga kamerat e sigurisë në lokal.