Kandidati i Vetëvendosjes për deputet ka takuar të rinjtë në komunën e Ferizajt. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook, ku njoftoi se diskutuan për brengat e gjeneratës së re. Në këtë takim Gjyshinca ishte i shoqëruar nga Hekuran Murati. “Ishte takim që na dha shpirt e shpresë për të vazhduar tutje të bashkuar në rrugën që kemi nisur”, ka shkruar ai. Postimi i plotë: Rinia jonë, shpirti e shpresa jonë! Bashkë me Hekuranin takuam shokët e shoqet tona në Ferizaj. Diskutuam për brengat e gjeneratës sonë e për programin e Lëvizjes si alternativa e vetme përpara. Ishte takim që na dha shpirt e shpresë për të vazhduar tutje të bashkuar në rrugën që kemi nisur. Faleminderit Ferizaj, faleminderit të dashur shokë e shoqe! #KrejtdheDrejt127 #HekuranMurati12 #GazmendGjyshinca65