Disa fshatra në komunën e Ferizajt po përballen me problemE të mëdha, pasi rrugët u jnë dëmtuar aq shumë sa që rrezikojnë edhe makinat të prishen. Fshatrat Terrn, Babush dhe Bablak në Komunën e Ferizajit kanë rrugë pothuajse tërësisht të dëmtuara. Në disa foto që i kanë dërguar banorë të kësaj ane për Ferizaj24 shihet asfalti i dëmtuar ne mase te madhe. Madje një banor thotë se kanë bërë edhe ankesa në Komunë, por arsyetohen me mungesë të buxhetit.