Një qytetar nga fshati Sojevë ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën “Mercedes”, e cila është gjetur duke u djegur. Rasti është raportuar dje në mëngjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë  lokalizuar zjarrin.
Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e veturës dhe zjarrvënie, është duke u hetuar.