​Ditëve në vijim moti do të jetë i nxehtë dhe me diell, nga sot orëve të pasdites priten reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet nga 29C deri në 31C. 31.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima. 1.09-2.09 – Në fundjavë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima. 3.09 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima. Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga jugu 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.