Sot zhvillohet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës2018. Ceremonia zhvillohet në kazermën “Skënderbeu’’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, në orën 11: 00. Në ceremoni pritet të marrin pjesë, Ministri i FSK-së, Komandanti i FSK-së dhe oficerë të FSK-së. Të ftuar në këtë ceremoni janë edhe udhëheqësit shtetërorë dhe institucionalë, mysafirë të shumtë dhe familjarët e kadetëve.