Fotografja Bardha Goga nga Ferizaj vjen me ekspozitë kundër korrupsionit
Redaksia
Ferizaj24
1 Gusht 20181 min lexim106 vizita
Në kuadër të Ditëve të Diasporës dhe si pjesë e Mural Fest, organizohet ekspozita personale e fotografes, njëkohësisht dhe aktivistes Bardha Goga, me temën “Anti-korrupsioni”.
Ekspozita organizohet nga Mural Fest dhe përkrahet nga Ambasada e Amerikës si dhe DKRS Ferizaj.
Ekspozita do të hapet me datën 01 Gusht 2018, Ditë e Mërkure, te Nënkalimi kryesor i qytetit të Ferizajt dhe fillon në ora 18:00.