Nga mungesa e stafit mjekësor në spitalin e Ferizajt, një shoqërues i pacientit është lënduar pasi në duar i ka shpërthyer rregullatori i bombolës së gazit. Pacienti i shtrirë në spital ishte i prekur me Covid-19 dhe kishe shoqërues djalin e tij i cili në mungesë të stafit mjekësor ka tentuar të i’a ndërroj  bombolën e gazit me që rast nga pakujdesia i ka shpërthyer në duar. Vëllai i pacientit i cili nuk deshi të identifikohet para mediave nuk fajësoj stafin mjekësorë por as vetën. Ai tha se po detyrohen familjarët që t’i bëjnë punët e mjekeve. “Duke ndërruar bombolën e gazit ka shpërthyer rregullatori i bombolës. Nuk janë fajtor as këta e as motrat por mundem me qenë fajtor ne që detyrohemi me i ndërruar bombolat. Vëllai nuk është lënduar shumë por as pak. Ai ndihmën e parë e ka marrë në emergjencë në Ferizaj pastaj e kanë dërguar në QKUK” rrëfeu ai. “Këtu nuk mund ta akuzojë askënd. Detyrohet shoqëruesi ta bëjë  punën e motrës. Vëllai është detyruar të vijë nga  Gjermani të më ndihmoj  këtu për babain”, tha ai.