Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj. Dashaj me Subaru-n e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për  01.567 sekonda. Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda. Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren. "Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit", ka thënë Dashaj pas garës. Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithsesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit. Rezultatet:   Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc - Grupi 1) 1.Dardan Sadiku (MK7 - Ferizaj) 2:52.608 2.Majlind Musliu (Toyota - Prizreni D&G) DNS   Klasa 3 (mbi 1600 cc - Grupi 1) 1.Jeton Qerimi (MBW - Gjilani) 2:43.956 2.Kushtrim Bytyqi (Renault - Ferizaj) +02.385 3.Leutrim Rexhepi (MK6 - Ferizaj) +03.003   Klasa 5 (mbi 1200 - 1600 cc - Grupi 2) 1.Suhejb Vuqitërna (Honda - Rahoveci) 2:50.616   Klasa 6 (mbi 1600 cc - Grupi 2) 1.Liridon Kalenderi (Porsche - Prizreni D&G) 2:37.286 2.Egzon Skeraj (Honda - Prizreni ) +07.090 3.Getuar Berisha (Golf - Prizreni) +11.535   Klasa 7 (deri1200 cc - Grupi 3) 1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 2:35.821