Policia suedeze ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër në vigjilje të Krishtlindjeve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur viti e kaluar , ku shqiptari 36 vjeçar vëllai i i modeles së famshme Misse Beqiri, është ekzekutuar në sy të gruas dhe fëmijës. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai është vrarë në shtëpinë e tij luksoze, ku jetonte dhe punonte si producent muzikor. Ndërkohë shqiptari nga Ferizaj para se të futej në rrugën e artit ishte marrë me  çështje droge. Sipas mediave personat e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë një 22-vjeçar, një 31-vjeçar dhe një 33-vjeçar. Ndërkaq më herët në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një kikbokser 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i dyshuar si ekzekutor. Urdhërues i vrasjes mendohet se është kreu i një bande të njohur droge, Amir Faten Mekky, që u arrestua në Dubai në qershor.