Një rast i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Liqenin e Vërmicës. Një peshkatar nga Ferizaj, në një komunikim me gazeten Ferizaj24 ka treguar se ka kapur një peshk 22 kilogramë. Bardh Jahiri tregon se peshkun e ka kapur në Liqenin e Vërmicës, kurse e ka hedhur pas pak sërish në ujë. Në fotografitë dhe videon e dërguar në adresë të Ferizaj24, peshku duket vërtet gjigant.