Një ferizajas ka bërë gruan e tij për spital vetëm pse kjo e fundit nuk i kishte shërbyer çajin në kohë. Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj personit që ka sulmuar bashkëshorten. Sipas Prokurorisë, i pandehuri e ka kapur për flokë bashkëshortën dhe ia ka përplasur kokën për lavamani dy-tre herë, pasi në ditën kritike ajo nuk kishte arritur t’ia shërbejë çajin në kohë duke qenë se ishte e zënë në përgatitjen e mëngjesit për fëmijët. Gruaja ka pësuar lëndime trupore. Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjyaktës Themelore në Ferizaj, që i akuzuari të shpallet fajtor.