Disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë përmes dritares në një shtëpi në qytetin e Ferizajt dhe kanë grabitur ari në vlerë të 1300 eurove dhe një pistoletë me 100 fishekë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:30, ndërsa viktima ka raportuar rastin menjëherë në polici, njofton Klan Kosova. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.