Komuna e Ferizajt i ka falënderuar qytetarët pasi kanë respektuar orarin e ndalimit të qarkullimit, transmeton Klan Kosova. “Faleminderit ferizajas, për kulturën, vetëdijen ta mbroni shëndetin tuaj e të bashkëqytetarëve e respektimin e udhëzimeve të kompetentëve” “E oraret kur lejohet qarkullimi, shfrytëzoni vetëm për daljet e domosdoshme, për furnizim me ushqime, ilaçe e nevoja urgjente, pa rrezikuar as veten as familjen, as të tjerët”, thuhet në njoftimin në Facebook të kësaj komune.