Komuna e Ferizajt tashmë ka përfunduar dekorimet e qytetit për festat e fundvitit. Nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare të komunës shihet se sheshi i qytetit është dekoruar mjaft bukur, madje edhe më bukur se kryqyteti. Komuna e Prishtinës është kritikuar për dekorin i cili dallon pak nga vitet e kaluara. Ndërkohë që disa komuna të tjera të Kosovës nuk janë dekoruar fare.