KF Ferizaj ka konfirmuar se është përforcuar edhe me dy futbollistë, me ç’rast thotë se ka kompletuar skuadrën. Qendërmbrojtësi Viktor Kuka dhe sulmuesi Adenis Shala janë dy përforcimet e radhës te Ferizaj. “Kuka rikthehet në klubin tonë ku pati paraqitje shumë të mira në ekipin tonë, me përvojën që ka pritet të jetë shtylla kryesore në mbrojtje. Shala i ardhur nga Ferronikeli me paraqitje shumë të mira stinorin e kaluar, pritet që të jetë bomberi i skuadrës tonë”, thuhet në konfirmimin e Feronikelit. Deri më tani Ferizaj është përforcuar me: Taulant Dajakun – mesfushor Përparim Livorekën – sulmues Bunjamin Asani – mesfushor Filonit Shaqiri – mesfushor Zgjim Mustafa – mesfushor Behar Bardhi – mbrojtës Fatih Karahoda – sulmues Donat Kaqiu – portier Ergon Hyseni – mbrojtës Alban Rexhepi – sulmues Edon Sadriu – sulmues Asamoah Samuel – mesfushor Prince Owsu – mbrojtës Nupaya Alhassan – mbrojtës Okyere Rockson – sulmues Dardan Jashari – mbrojtës