Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës që ishte në pushime jashtë vendit, në shtëpi i kanë hyrë hajnat. Rasti ka ndodhur dje pas mesnatës në Ferizaj. Viktima ka thënë se i janë vjedhur  dy armë me leje, një armë gjuetie, një Bereta si dhe para të gatshme. Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.