Është arrestuar një person në Ferizaj gjatë ditës së djeshme pasi ka shtënë disa herë me armë duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm, dhe më pas është liruar nga Policia. Atij i janë gjetur një pushkë gjuetie , një pistoletë , katër gëzhoja, 14 copë fishekë  dhe dy lejet për lëvizje me armë.” “Pas disa të shtënave të dëgjuara , ka intervenuar policia dhe nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar: një pushkë gjuetie , një pistoletë , katër gëzhoja, 14 copë fishekë  dhe dy lejet për lëvizje me armë”, njofton policia. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte