Një person në Ferizaj është arrestuar pasi që ka rrahur babanë e tij. Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të Policisë së Kosovës, përmes raportit 24-orësh. Sipas policisë, dyshohet se i arrestuar e kishte rrahuar babanë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.