Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. Incidenti ka ndodhur dje në Ferizaj rreth orës 10:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.