Në komunën e Ferizajt janë 212 raste aktive me koronavirus Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Ferizajt. Janë shënuar edhe 11 raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 43 persona. “Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 11 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 212 numrin e rasteve aktive dhe 43 të shëruar që çon në 210 numrin e të shëruarve”, thuhet në njoftim.