Bejtush Gashi pritet që shumë shpejt edhe zyrtarisht të shkarkohet nga detyra e tij si ministër i MPB-së.

Ndërkohë, që pozitën e tij pritet ta udhëheq Ekrem Mustafa. Ai që dukshëm i është gëzuar kaq shumë këtij lajmi, është deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri. “Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.”, ka shkruar mes tjerash Tahiri. Shkrimi i tij i plotë në Facebook: FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ! Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët. Më mirë vonë se kurrë! Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër. Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme. Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj. Urime të gjithëve