Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet në rregullimin edhe të një tjetër rruge me rëndësi për ferizajasit. Bëhet fjalë për rrugën “Ramadan Rexhepi” tek Spitali, e cila do të bëhet me tri korsi dhe me trotuar e që lidhen me rrethrrotullimin që është duke u ndërtuar afër “Cosmos”. Me rindërtimin e trotuarit komuna e Ferizajt po gjelbëron këtë zonë edhe me drunj dekorativ që është mjaftë e frekuentuar nga ferizajasit. Kryetari Aliu së fundi ka bërë realitet projektin më të rëndësishëm të Ferizajt, e që njihet edhe si projekti i “Bashkimit të Ferizajt”. Njoftimi i plotë: “Nisëm rregullimin e rrugës me tri shirita qarkullimi dhe rindërtimin e trotuarit në Rr.”Ramadan Rexhepi” tek Spitali Kemi vënë dorën me investime në gjithë qendrën e qytetit. Kështu, edhe rruga “Ramadan Rexhepi” tek Spitali do të rregullohet me tri shirita qarkullimi që lidhen mrekullisht me rrethrrotullimin që po ndërtojmë afër “Cosmos”, gjersa po rindërtojmë tërësisht trotuarin i cili do të zgjerohet e mbillen drunj dekorativ, në shërbim të kalimtarëve, në këtë zonë qyteti tejet të frekuentuar”, ka shkruar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.