Klubi i futbollit Ferizaj kompleton shtabin teknik. Pas emërimit kryetrajner të Megzon Visokës, klubi emëron edhe ndihmëstrajnerët. “Megzon Visoka kompleton stafin e tij. Kryetrajneri i klubit, Megzon Visoka, së bashku me drejtorin e klubit  kanë kompletuar shtabin teknik të klubit, mbi të gjitha interesante dhe kryesore është se të gjithë janë nga Ferizaji, ky ishte qellimi kryesor i emërimeve. Fatos Ademi është emëruar ndihmës-trajner i klubit, pas një periudhe që pati tek Vitia ai është rikthyer në qytetin e tij për ti ndihmuar klubit. Pjesë e shtabit teknik do të jetë edhe Arsim Tërshana si trener kondicional i klubit tonë. Fatos Ademi Luan Alija ish-portier i klubit tonë, do të jetë pjese e jona vetëm në funksion tjetër, ai me plot vullnet e entuziazëm do ta ushtroj detyrën e trajnerit të portjerëve. Ne ditët në vijim do të emërohen edhe trenerët e grupmoshave të reja te klubit tonë. Arsim Tërshana Me këte shtab teknik Ferizajasësh, shpresojmë se do ti arrijmë synimet e klubit tonë”, njofton KF Ferizaj.