Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 365 mostra të testimeve të kryera dje, 183 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse janë shëruar 57 pacientë dhe tri raste të vdekjes. Sipas IKSHPK, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive. “Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK, përcjell Telegrafi. Dje janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri dje është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801. Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 73 raste, Komuna e Gjilanit 20 raste, Komuna e Pejës 13 raste, Komuna e Vushtrrisë 11 raste, Komuna e Fushë Kosovës 10 raste, Komuna e Lipjanit 10 raste, Komuna e Mitrovicës 9 raste, Komuna e Skenderajt 6 raste, Komuna e Ferizajt 6 raste, Komuna e Prizrenit 4 raste, Komuna e Drenasit 4 raste, Komuna e Podujevës 3 raste, Komuna e Kamenicës 3 raste, Me nga 2 raste komunat e Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe Me nga 1 rast komunat e Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.