Vdes një kosovar në plazhin e Velipojës, autoambulanca vonohet një orë. Një person rreth të 60-ve nga Ferizaj sot ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës. Një pushues, që ishte me profesion infermier, ka tentuar ta ndihmojë pas nxjerrjes nga uji pasi që autoambulanca është vonuar për një orë, njofton Klan Kosova. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku. Klan Kosova e ka siguruar videon kur autoambulanca merr trupin e tij derisa pushuesit e zemëruar me vonesën e quajtën të turpshëm këtë veprim.