I.O., dhe N.O., kanë sulmuar mjekun S.F në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qendra Emergjente, shkruan Indeksonline. Ata janë ndaluar nga Policia në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dysh.imit se të njëjtit kanë sul.muar personin zyrtar- mjekun S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore. “Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim.