Gjatë natës së mbrëmshme në Frerizaj ka mbetur i vdekur një 24 vjeçar. Viktima B.Q nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra nga një përleshje që ndodhi mes tij dhe disa personave tjerë në Ferizaj. Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është lënduar me thikë në një përsheshje e që kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

Ferizaj24 merr vesh se të dyshuar për vrasjen e tij janë dy të rinj 18 vjeçarë (emra të njohur për redaksinë). Që të dy aktualisht janë në arrati.