Dj Regard nga Ferizaj, duket se nuk njeh limite kur bëhet fjala për suksese. Së fundmi, ai mori një vlerësim nga Spanja, ku Regard konkuronte në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Los40”. Në këtë spektakël, i riu nga Ferizaj u nominua për titullin “Best Dance Artist or Producer”. Në këtë listë nuk është Regard i vetmi shqiptar i nominuar, pasi shoqërohet nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Artisti nga Kosova një vit më parë ka arritur të hyjë në TOP Listat botërore me ‘Remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”. https://www.instagram.com/p/CGYL_ZLlBGT/ https://youtu.be/LoSm6VkplJc