Sot Kosova fillon aktivitetet e saj me transformimin e FSK-së në Ushtri. Gjatë ditë do të ketë edhe aktivitet të tjera, transmeton lajmi.net. Ngjarjet:

10:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare, në të cilën do të votohet pakoja e ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK): Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes; Ligji për FSK-në dhe Ligji për Shërbim në FSK. (Kuvendi i Kosovës) 10:00 Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018” mbahet turneu “Kosova Open 2018”. (Kino “Armata”, Prishtinë) 10:00 Misioni i OSBE-së dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizojnë tryezën “Roli i medias dhe shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë). 10:00 Organizohet ngjarja “Turneu Anti-Korrupsion – Kosova 2018” – stili debatues i Parlamentit Britanik. Merr pjesë dhe Colleen Hyland, zëvendësshefe e misionit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. (Biblioteka Universitare, Prishtinë) 10:00 Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e fillimit të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim”. Merr pjesë dhe ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. (Restorant “Tartine Deli”, Prishtinë) 10:00 Organizohet TechCamp Kosova/FLOSSK me temën “Lufta kundër korrupsionit në Ballkan”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 10:00 Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me IPA 2017, Projekti “Kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor” organizon konferencën për lansimin e “Doracakut të Identifikimit të Automjeteve”. (Ambasada Italiane në Prishtinë) 10:30 Mbi 200 biznese që operojnë në fshatin Greme, për nder të ditës së formimit të Ushtrisë së Kosovës, do të shpërndajnë dhurata për dy shkollat e fshatit “Jeta e Re” dhe “Enver Topalli”, për rreth 600 nxënës dhe personelin e shkollave. (Fshati Greme, Ferizaj) 11:00 Democracy Plus publikon raportin lidhur me prokurimin në Komunën e Prishtinës. Me këtë rast organizohe një diskutim publik rreth gjetjeve. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 11:00 Organizata “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në Plemetin të Obiliqit në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Plemetin, Obiliq) 12:00 Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) dhe Qendra Tregtare “Plus Center” organizojnë një ngjarje për promovimin e produkteve vendore. (“Plus Center”, Ferizaj) 15:00 Organizohet ngjarja përmbyllëse “Java Kundër Korrupsionit”, me ambasadorët e Quintit dhe BE-së. (Para Teatrit Kombëtar) 16:30 Fondi për të Drejtën Humanitare organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vjet më parë: Rasti Panda”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”) 17:00 Mbahet ceremonia e mandatimit të Ushtrisë së Kosovës. Marrin pjesë krerët e institucioneve të Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë) 18:30 Federata Kosovare e Atletikës organizon manifestimin sportiv të atletikës “Laureatët e vitit – Gala Athletics2018”. (“Miracle Beni Dona”, Zona Industriale) 20:00 Teatri i Qytetit të Gjilanit jep shfaqjen “Psikozë N’4:48” nga Sara Khane dhe me regji të Fatos Berishës. (Teatri “Adriana”, Ferizaj) 20:00 “Intent NeW Theater” sjell shfaqjet nga Digital Theatre Plus, “Over There” (Atje) nga dramaturgu britanik. Mark Ravenhill. (Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, afër Muzeut Etnologjik, Prishtinë)