Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalët e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Indeksi UV mbetet i lartë, të paktën deri në gjysmën e dytë të këtij muaji, raporton IHM i Kosovës.