Në shumicën e klubeve kosovare, gjendja financiare nuk është aspak e mirë. Kjo gjendje tani është dëshmuar te klubi kosovar, Ferizaj, konkretisht te Juniorët e skuadrës në fjalë.     Skuadra e të rinjëve ferizajas është përballur sot me Gjilanin si mysafir, transmeton Ferizaj24. Por, para ndeshjes, Juniorët e Ferizajt janë përballur me problemin e sigurimit të transportit. Pasi dështuan t’ua siguronin transportin, klubi kërkoi ndihmë nga prindërit e lojtarëve. Përndryshe, ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat, 2-2.