Një femër dje në Ferizaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima femër ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë. E njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë. Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.