Biblioteka në Komunën e Ferzajt nga sot ka filluar të bëjë huazimin e librave për lexuesit e saj. “Njoftojmë lexuesit dhe qytetarët se që nga sot, fillojmë me huazimin e librit, te sektori për fëmijë dhe për të rritur”, thuhet në njoftim. Ndërsa sallat të cilat shfrytëzohen për lexim vazhdojnë të jenë të mbyllura.