Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj) pas zgjedhjes së kryesisë së re me kryetar Faton Hasani, zgjodhën edhe kryetrajnerin e ri për skuadrën seniore dhe trajnerin për kadetët. Nënkryetari i klubit, Fikret Ibrahimi, ka bërë të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë vendosën për kryetrajnerin e ri, duke iu besuar kjo detyrë ish hendbollistit Blerim Beqiri. “E kemi pasur një takim – mbledhje rreth gjendjes së klubit, ku  kemi vendosur për trajnerët. Image Fikret Ibrahimi, nënkryetar i KH Kastriotit Kryetrajner të ri e kemi emëruar Blerim Beqirin, ndërsa për ekip të kadetëve prof. Ismet Jupa.  Si kryesi morëm vendim për këta persona, të cilët i kemi kontaktuar dhe të dytë e kanë konfirmuar. Image Prof. Ismet Jupa, trajner për kadet Planifikojmë kontakt informues javën e ardhshëm, mi detajiizuar edhe disa takime të reja, me trajner të ri, me angazhimin e tyre, zotimin e tyre dhe tonin, edhe lojtarët me atë çka afrojnë, të shkojmë përpara”, tha mes të tjera Ibrahimi.