Të dielën në mesnatë, një person ka raportuar policinë se është sulmuar me thikë nga prindi i tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që ata e kanë pasur mes vete, transmeton Klan Kosova. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.