Në rrugën “Shefki Zariqi” në Ferizaj, dje rreth orës 18:00 është arrestuar i dyshuari që kultivonte bimë narkotike. Policia ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një bimë e llojit Kanabis Sativa e cila është konfiskuar. Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.