Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnates në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar, se dy vetura janë aksidentuar. Dëshmitarët kanë thënë se një person ka marrë lëndime të lehta nga ky aksident, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme.