Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Kaçanik-Shkup. Policia ka konfirmuar se një kamion është ndeshur me katër vetura.

Rastin për Express e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Gashi tha se aksidenti ka kaluar me dëme materiale. “Është një aksident me dëme materialë një kamion dhe katër vetura. Vetëm një personit i është dhënë ndihmë nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes”, tha Gashi. Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë.