Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Lexues të Express kanë dërguar fotografi ku shihet një person i shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia si dhe ekipet e tjera të emergjencës. Ende nuk dihet nëse ka viktima.