Nxënëset e ShFMU "Jeronim de Rada", Kampione të Kosovës në Basketboll Triumfet e të rinjve padyshim se na gëzojnë edhe ne. Sot, prita ekipin triumfues të basketbollit (vajzat), nga shkolla elitë "Jeronim de Rada", bashkë me drejtuesit e shkollës, për t'i përgëzuar për titullin e Kampionit në Basketboll në Ligën e Sportit Shkollor të gjithë Kosovës, ngjarje që u organizua për herë të parë nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës dhe ku ekipi që prita sot, përveç titullit kampion, rrëmbeu edhe titullin e lojëtares më të mirë. Pa më të voglin dyshim, talentët e rinj do ta kenë pas gjithmonë mbështetjen tonë.