Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj merr pjesë sot (e premte), në zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të Ferizajt për zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Metro.
Siç edhe dihet, ky kandidat do të jetë kryetari i deritanishëm Agim Aliu. Por, kush është Aliu?
U lind më 10 qershor 1971, në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës/Fakulteti Juridik, dhe aktualisht vijon studimet e nivelit master në po këtë universitet/drejtim. Ka studiuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë/Universiteti i Prishtinës. I rritur në një familje me traditë atdhetare, qysh i ri ka vepruar në shërbim të çështjes kombëtare. Për shkak të aktivitetit politik-atdhetar, në vitin 1993, është keqtrajtuar nga pushtuesi serb, bashkë me motrën e tij, Sanijen, e cila ka bërë dy herë burgun politik. Gjatë luftës, ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK’së. Prezantimi i kandidatit do të bëhet në oborrin e palestrës sportive, nga ora 15:00. Vendi: Oborri i Palestrës Sportive, Ferizaj Koha: 15:00.